Blake Lively për një javë vuri bizhuteri 6.5 milionë dollarësh
29 gusht 2018
| 11:33
Blake Lively ka kohë që konsiderohet si një nga fytyrat publike që vishet me më së shumti stil dhe shije. Së fundmi, aktorja e njohur e vërtetoi edhe një herë këtë fakt.
Gjatë një vizite në qytetin e New Yorkut, Lively vuri bizhuteri me çmim hiç më të vogël se 6.5 milionë dollarë. Bizhuteritë që aktorja mbante e që ishin me bollëk ishin të markës Lorraine Schwartz.