Blake Lively thotë se fëmijët e saj e dinë profesionin që ka, por jo edhe kuptimin
31 janar 2020
| 11:46
Aktorja e njohur Blake Lively ka treguar se a e dinë fëmijët e saj se çfarë profesioni ka ajo dhe bashkëshorti i saj.
Blake këtë e bëri me dije në një intervistë për “People” gjatë premierës së filmit të saj “The Rhythm Section”.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds, njihen si aktorë shumë të njohur, pasi kanë qenë pjesë e shumë filmave të famshëm.
“Fëmijët e dinë se ne jemi aktorë, por ata nuk e dinë funksionin e këtij profesioni”, ka thënë Lively.
Ajo dhe Reynolds kanë dy vajza, Inezin trevjeçare dhe Jamesin pesë muajsh.