Blanc zyrtarizohet si trajner i Lyonit
Laurent Blanc rikthehet pas gjashtë vitesh të drejtojë një skuadër franceze. 56-vjeçari, që për herë të fundin në Ligue 1 kishte punuar te PSG-ja (u largua në vitin 2016), është zyrtarizuar në krye të Lyonit, duke marrë vendin e lënë bosh nga i shkarkuar Peter Bozs.
Laurent Blanc ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Lyonin.
“Duke pasur parasysh rezultatet zhgënjyese të marra në këtë fillim sezoni, të cilat mbeten nën pritshmëritë dhe objektivat e vendosura, Olympique Lyonnais vendosi të shkarkonte Peter Bosz…
Brenda klubit u bë një reflektim për të krijuar baza solide në përputhje me ambiciet e drejtuesve këtë sezon. Pas këtyre vlerësimeve, Olympique Lyonnais bën të ditur se ka marrë vendimin për të emëruar Laurent Blanc si trajner të ekipit të parë për 2 sezone, pra deri më 30 qershor 2024,” shkruhet në njoftimin e klubit francez.
Përvoja e fundit e Laurent Blanc në nivel klubesh ishte në krye të Al-Rayyan, në Katar.