
Blandine Xhemailji zë vendin e dytë në garën ndërkombëtare të kajakimit në Shkup
13 prill 2025
| 17:50
Federata për Kajakim e Kosovës ka bërë të ditur se Blandine Xhemailji ka zënë vendin e dytë në garën ndërkombëtare të kajakimit në Shkup.
Në njoftimin e kësaj federate bëhet e ditur se bëhet fjalë për disiplinën Sllallom: “56th Ilinden IKAS”.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se në garën ndërkombëtare të kajakimit / disiplina Sllallom: “56th Ilinden IKAS”, në Shkup, Kosova u përfaqësua me kajakisten Blandine Xhemajli e cila në finale fitoi vendin e dytë”, thuhet tutje në njoftim.