Blatter: Infantino po keqpërdor FIFA-n

22 nëntor 2018 | 11:33

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka sulmuar ashpër presidentin aktual të qeverisë së futbollit botëror, Gianni Infantino.

Sipas Blatterit, në FIFA mungon transparenca për të ashtuquajturën “Reforma e FIFA-s” që është prezantuar në vitin 2016. “Ajo që më shqetëson është fakti që Infantino nuk po tregon letrat mbi tavolinë. Ai po punon pas krahëve të njerëzve të tij dhe po keqpërdor kështu besimin e institucionit. Ku është transparenca? Kështu nuk mund të bëhet”, ka thënë Blatteri që më tej vazhdon akuzat.

“Infantino është presidenti i FIFA-s dhe nuk mund të krijojë një organizatë tjetër që t’i shesë kompeticionet. Kjo nuk lejohet me statut. Ndaj kërkoj nga komisionet përkatëse një audit të hollësishëm në FIFA”, ka thënë Blatteri për “Bild”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e…