Blatter reagon pas humbjes së Zvicrës: Ku ishte Granit Xhaka?
07 dhjetor 2022
| 15:39
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka reaguar pas humbjes turpëruese që Zvicra pësoi nga Portugalia (6-1).
Ai ka zgjedhur ta sulmojë Granit Xhakën, i cili është edhe kapiteni i skuadrës, duke thënë se nuk ka influencë në ndeshjet e rëndësishme.
“Ishte si ndeshje tenisi. Zvicra humbi 6-1. Ku ishte Granit Xhaka? Ai duhet të jetë lideri, ai ngre zërin, por nuk ka influencë në ndeshjet e rëndësishme. Pas dy javësh e gjysmë në Kupën e Botës, fjalët e Granit Xhakës se dëshiron të shikojë Zvicrën si kampione bote duken si një listë e parealizuar Krishtlindjesh”, ka deklaruar ish-kreu i FIFA-s.