Bledi Mane inkurajon Edonën: Homoseksual ka edhe në Qeverinë e Albin Kurtit dhe Edi Ramës
23 tetor 2023
| 22:54
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane gjatë Prim-it të sotëm të këtij sezoni, ka filluar me kritikat ndaj banorëve të shtëpisë.
Përpos kritikave ai shprehi edhe mbështetje ndaj banores Edona James.
Ai i tha se ajo nuk duhet të ndihet keq duke e vlerësuar si një vajzë të mirë dhe të bukur që duhet ta pranojë vetën siç është.
“Ti Edona nuk duhet të qash, nuk duhet të tregohesh e dobët”.
E tutje Bledi tha se homoseksuale, transgjinor etj, ka edhe në Qeverinë Kurti, edhe në Qeverinë Rama, ka kudo në shoqëri dhe nuk duhet të ndihen keq e të bullizohen.