Blej një qafore, ndihmo viktimat e dhunës seksuale
Me rastin e 8 Marsit, që botërisht njihet si “Dita e Nënës”, Ju mundë të blini një qafore me çmim prej 10 eurosh dhe nga kjo shumë do të përfitojnë viktimat e dhunës së seksuale, të luftës së fundit në Kosovë.
“Pasi që secila prej tyre është unike nuk mund të ju ofrojmë zgjedhje të qaforeve. Secila prej qaforeve përcjellë mesazh, forcë, lot, dhimbje, e motiv për ta vazhduar jetën. Me vetëm 10 euro mund t’i bëni dhuratë më të dashurave tuaja dhe t’i përkrahni qendrat e të mbijetuarve të dhunës dhe torturës. “#DhurojePërNanën dhe për të gjitha gratë që të rrethojnë, një nga qaforet e punuara nga viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë. Dhuro më shumë se qafore! Dhuroje me dashuri. Bëhu zëri i tyre!”, thuhe tnë njoftimin e OJQ-së “Për familjet në nevojë”, raporton gazeta “Epoka e re”.
https://www.facebook.com/perfamiljetnenevoje/videos/2297819943875648/?t=12
#BëhuZëriIm
Bashkëpuntorët:
– Qendra Mami
– Forumi për Iniciativa Qytetare
– GEP – Poste e shpejte
Në përkrahje të:
– KRCT – Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims dhe
– OJQ “Qendra për Promovimin e Drejtave te Grave”-Drenas.