“Blej Shqip” hapet në Prishtinë
27 nëntor 2018
| 08:38
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizon panairin tradicional “Blej Shqip” 2018.
Ky panair që organizohet për nder të ditës së flamurit ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare
Panairi tashmë tradicional do të mbahet më 27, 28 dhe 29 nëntor, në Bulevardin “Nënë Tereza” dhe Sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.