Bleona Qereti e zhveshur në shtrat, poston foton teksa ndodhet…

02 tetor 2021 | 14:28

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë dhe postimet provokuese në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku nuk mungojnë në asnjë moment fotot apo videot seksi.

Bleona gjithashtu është shumë e guximshme edhe me veshjet që zgjedh. Kujtojmë se në vitin 2014, në eventin e rëndësishëm “American Music Award 2014”, ajo u shfaq me fustan prej rrjete të tejdukshme ku nxori në pah formën e gjoksit. Në po të njëjtën shfaqje por në vitin 2020, Qereti u shfaq sërish tepër provokuese.

Por kësaj radhe, Bleona ka vendosur të bëjë një pauzë dhe ka gjetur kohën për pushime. Ajo është nisur menjëherë drejt Europës dhe pak më parë ka treguar vendin, ku bën gjithmonë ndalesën e parë.

Përmes një foto të publikuar në “Instagram”, këngëtarja ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një qendër detoksi. Bleona shfaqet e shtrirë teksa bën foto përpara pasqyrës dhe padyshim që vëmendje kanë tërhequr vëmendje linjat seksi.

“Gjithmonë ndalesa ime e parë në Europë”, ka shkruar këngëtarja e njhur krahas fotos. Ndërkohë fansat i komentojnë “i shkreti djalë”, duke iu referuar personit që ka pranë vetes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yjet përballet çdo ditë me momente mjaft të sikletshme që…