Bleona sfidon kolegët: Postoni klipet para operacioneve

20 mars 2020 | 14:02

Sfida nga më të ndryshmet janë propozuar dhe kemi parë gjatë këtyre ditëve izolimi në karantinë.

Nëpër rrjete sociale po qarkullojnë sfida të shumta si: postimi i një fotografie nga fëmijëria, postimi i një fotoje nga vendi i punës, e postimi i një videoje duke bërë një çmenduri.

Nga sot e tutje, këtyre sfidave iu shtohet edhe ajo e këngëtares shqiptare Bleona Qerreti

Bleona ka kërkuar nga kolegët e saj, që të postojnë klipet e tyre para operacioneve plastike, në mënyrë që të krijojnë pak nostalgji.

Teksa në “Instagram”, ajo ka publikuar klipin e saj “Hallall e ke”, ajo ka shkruar: “Gjithesi, pa panik”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim…