Bleona shfaqet me veshje mbi 3000 euro, vetëm vathët kapin shifrën marramendëse
09 mars 2022
| 14:00
Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, ka disa muaj që është zhvendosur në Shqipëri. Ajo është pjesë e spektaklit “Love Story”, duke lenë në pauzë karrierën në SHBA.
Në çdo dalje publike, Bleona tërheq vëmendje, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe herën e fundit. Këngëtarja është shfaqur e veshur me një kostum të zi të markës “Dolce and Gabanna”, vlera e të cilit është mjaft e lartë.
Faqja “Mes për mes” në Instagram, kanë bërë të ditur se ky kostum i saj kushton rreth 3,154 euro.
Ndërkohë, ajo kishte vendosur edhe vathë të markës “House of Emmanuele”, të cilat kapin vlerën e 545 eurove