Blerand Berisha ia mësyn politikës në Belgjikë, më 13 tetor garon për deputet për Komunën e Sint-Niklasit
Blerand Berisha, 24 vjeçar nga Peja, ka vendosur ta sfidoi veten në politikë në Belgjikë, vendin ku jeton dhe vepron prej vitesh.
Në zgjedhjet e 13 tetorit (të dielën), ai garon për deputet për Komunën e Sint-Niklasit.
Berisha në këtë zgjedhje garon nga partia e gjelbër (Gronen).
Blerandi ka lindur në Pejë, dhe se në moshën 7 vjeçare kishte emigruar në Belgjikë së bashku më familjen e tij.
Në një bisedë për gazetën Nacionale, ai ka treguar se ishte mirëpritur ngrohtësisht nga vendasit.
Shumë shpejt, ai kishte arritur te integrohet në jetën shoqërore në shtetin e Belgjikës.
Fal përkushtimit të tij dhe mbështetje se madhe të familjes, Berisha ka arritur të ndërtoi një jetë të suksesshme në shtetin belg.
Ai ka përfunduar fakultetin juridik dhe tani është duke i vijuar studimet për Master Shkencor në Studimet e Bashkimit Evropian në Universitetin e Gentit.
“Që në moshë të vogël kam pasur një lidhje të fortë me drejtësinë dhe mbështetjen e njerëzve vulnerabël në shoqërinë tonë. Unë besoj në mundësi të barabarta për të gjithë, siç i kam përjetuar vetë. Në Belgjikë zgjedhjet lokale janë caktuar për 13 tetor. Nuk më duhej të hezitoja gjatë, ky ishte momenti për t’i rikthyer diçka komunitetit tim. Kjo është arsyeja pse unë kam vendosur të kandidoj për partinë e Gjelbër në qytetin e Sint-Niklaas”, ka thënë ai.
Berisha ka treguar arsye se pse ka vendosur t`i futet politikes.
“Është një klishe, por unë përfshihem në politikë sepse besoj vërtet se është e vetmja rrugë për ndryshim. Politika lokale është çelësi i ndryshimit dhe Groen ne Sint-Niklaas qëndron për qëndrueshmërinë, barazinë dhe pjesëmarrjen, vlera që unë i konsideroj shume të rëndësishme për qytarët e ketij qytet. Qëllimi im është të frymëzoj dhe bind njerëzit se të gjithë kanë të drejtë për mundësi të barabarta dhe duhet t’i shfrytëzojnë ato për të ndërtuar një të ardhme të ndritur. Kjo është edhe një thirrje për shqiptarët, si në Belgjikë ashtu edhe në Kosovë: le të shikojmë përpara, të vlerësojmë njëri-tjetrin, të punojmë së bashku dhe të lëmë prapa dallimet, sepse vetëm së bashku mund të bëjmë hapat e nevojshëm drejt një të ardhmeje më të mirë për komunitetin tonë. Le të bashkojmë duart për ndryshim, përpar dhe një të ardhme më të mirë për komunitetin tonë”, ka thënë Berisha.
Blerandi nuk është i vetmi kosovar që garon në këto zgjedhje. Garës se 13 tetorit ia kanë mësyrë edhe disa kandidatë me prejardhje nga Kosova.