Blerand Stavileci zgjedhet kryetar i përkohshëm i KB Prishtina
Ish-kryetari i klubit të basketbollit Sigal Prishtina, Blerand Stavileci do të nis një aventurë të dytë me kryeqytetasit.
Sipas njoftimit të KB Prishtina është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme dhe aty është marrë vendim që Blerand Stavileci të zgjidhet ushtrues detyre i postit të kryetarit të klubit.
“Sonte në zyrat e klubit u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Bordit të Klubit pas situatës së krijuar me rastin e dorëheqjes së presidentit, Burim Maraj. Me propozim të ‘Plisave’, kryetarit të ‘Plisave’ në cilësinë e anëtarit të bordit, dhe me miratim unanim të të gjithë anëtarëve pjesëmarrës, u vendos që ushtrues detyre i kryetarit të klubit të zgjedhet, Blerand Stavileci. Gjithashtu bordi i klubit votoi unanimisht për lirimin nga detyra të menaxhmentit të klubit”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina.