Blerand Stavileci zgjedhet kryetar i “Sigal Prishtina”

22 qershor 2023 | 23:42

KB Sigal Prishtina e ka mbajtur Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor. Blerand Stavileci unanimisht u zgjodh kryetar i KB Sigal Prishtina me mandat të plotë.

“Blerandi është ish-lojtar, kapiten dhe drejtor i klubit. Klubi ynë i ka arritur sukseset më të mëdha gjatë periudhës sa ai ishte kryetar. Nga të gjitha klubet e Kosovës është i vetmi që ka trofe të fituar edhe si kryetar, edhe si drejtor edhe si lojtar”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Në ambientet e “Hotel Garden” me 34 anëtarë të pranishëm, ku ndër ta ishin përfaqësues të “Plisave”, të sponsorëve besnikë të klubit, menaxhmenti, si dhe të shumë kontribuuesve e dashamirëve të klubit më të trofeshëm u diskutua për raportin e punës, raportin financiar, auditimin për vitin 2022 dhe për synimet për sezonin e ardhshëm. Poashtu u zgjodh bordi i ri drejtues i klubit, me 12 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është liruar nga arresti Rrahim Musliu, shtetasi i Kosovës…