Blerim Bunjaku pjesë e shtabit teknik të Llapit

25 dhjetor 2022 | 15:02

Llapi ka përforcuar shtabin e tyre teknik.

Sipas njoftimit të klubit, Blerim Bunjaku është emëruar si ndihmëstrajner i ekipit llapjanë.

Ai ka një karrierë të bujshme, pasi ka qenë pjesë e disa ekipeve të tjera në të kaluarën.

Njoftimi i plotë i KF Llapit:

Në kuadër të organizimit të klubit dhe freskimit të shtabit teknik me kuadro të reja, KF Llapi njofton se ka nënshkruar kontratë 1.5-vjeçare me trajnerin e mirënjohur, Blerim Bunjaku.

28-vjeçari i certifikuar me licencën B të UEFA-s, në ekipin tonë vjen  pas një eksperience mjaft të suksesshme me Feronikelin 74, me të cilët u shpall kampion vjeshtor, si ndihmëstrajner i parë i ekipit.

Për Bunjakun, kjo do të jetë eksperienca e dytë me Llapin, pasi dy vite më parë kishte drejtuar me mjaft sukses ekipin e Juniorëve si kryetrajner.

Kurse tash si ndihmëstrajner i parë i shtabit teknik, synon që përvojën e fituar tek klubet me nam si Liria e Feronikeli ta sjell edhe tek Llapi dhe me besimin e trajnerit Tahir Batatina të vazhdohet me punë e diciplinë drejt realizimit të objektivave të përcaktuara.

Bunjaku njihet për mentalitetin e çeliktë, angazhimin, punën profesionale dhe disiplinën e madhe në fushë dhe këto ishin disa nga arsyet se pse klubi ka vendosur për t’ia besuar pozitën e ndihmëstrajnerit.

Prezantimin e Bunjakut si pjesë të shtabit teknik e ka bërë kryetrajneri Tahir Batatina, i cili i ka dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në vazhdim me KF Llapin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka thënë se Vladimir…