Blerim Canaj: U.d i Sekretarit të Përgjithshëm në MPJ u emërua jashtëligjshëm
Ish-zëvendësambasadori Blerim Canaj ka deklaruar se ushtruesi i detyrës (u.d) i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Behar Isma është emëruar jashtligjshëm.
Canaj ka treguar në Info10 në Kanal10 se emërimi i tij u bë me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet dhe shkrirjen e ministrisë së Diasporës në atë të Punëve të Jashtme.
“Sekretari permanent në Ministrinë e Jashtme është i jashtligjshëm. E para ai është ushtrues detyre, sa kohë ka të drejt me qenë një u.d i sekretarit permanet brenda ministrisë, gjashtë muaj apo një vit. Nëse është 6 muaj, i ka kaluar koha që shtatë muaj. MPJ-ja vet është duke e shkelë Ligjin.”, deklaroi Canaj.
Po i njëjti sipas Canajt, është emëruar edhe në pozitën e drejtorit të Akademisë Diplomatike pa pasur asnjë gradë akademike.
Ai tha se i njëjti ka bërë shkelje ligjore për tri herë radhazi.
“Sekretari ka qenë shef divizioni. Kur ka ardh në Ministrinë e Jashtme bahet drejtor i Akademisë Diplomatike, as s’ka gradë diplomatike, as gradë akademike për postin e Akadmisë Diplomatike. Njëkohësisht bëhet edhe u.d i sekretarit permanent. Tri here këtu ka shkelje ligjore.”, ka folu tutje Canaj.