Blerim Isufaj për kritikat e Kurtit: Nuk merremi me paragjykimet e askujt
11 shtator 2024
| 13:17
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është përgjigjur lidhur me kritikat e pushtetit dhe të kryeministrit Albin Kurti për vonesën në ngritjen e aktakuzës për rastin në Banjskë.
Ai ka thënë se Prokuroria Speciale nuk merret me perceptimet dhe paragjykimet e askujt.
“Kjo është e vetmja përgjigje që do ta jap. Prokuroria Speciale nuk merret me perceptimet e paragjykimet e askujt. Jemi institucion i pavarur, me kompetencë e përgjegjësi për ndjekjen e personave që kryejnë vepra penale”, ka thënë Isufaj.