Blerim Kuçi niset për në Hagë (Foto)
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi është i ftuari i radhës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .
Ai të dielën ka udhëtuar për në Hagë së bashku me avokatin e tij, Artan Qerkini si dhe kryetarin e Therandës, Bali Muharremaj.
Blerim Kuçi sot udhëton për në Hagë, për ta fituar sërish edhe një përballje. Afër tij është avokati Artan Qerkini. Natyrisht jam edhe unë që të udhëtojmë bashkë, siç ishim gjithmonë si në luftë dhe paqe, për ta mbrojtur të drejtën dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së. Për ta përcjellë dhe për t’i dhënë përkrahje, sot ishin bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Therandës, ngase besojnë se ai është me të drejtën dhe do të mbetet i pathyeshëm në kauzën tonë për liri. Nga ky proces Blerim Kuçi do të kthehet fitimtar dhe me dinjitet, ashtu sikurse në luftë çlirimtar dhe i guximshëm”, ka shkruar Bali Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/