Blerim Kuçi paralajmëron dorëheqjen nga posti i deputetit

04 janar 2019 | 19:01

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi më 23 janar të vitit që e lamë pas kishte deklaruar se nëse në vitin 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë.

“Të paktën do të jap dorëheqje nga posti i deputetit. Ky zotim do të kryhet, siç do të realizohen edhe premtimet tjera të Haradinajt”, kishte thënë Kuçi në ‘Rubikon’ të KTV-së.

Në lidhje më këto deklarata Kuçi në një prononcim për portalin Kallxo tha sot se ai e ka bërë kërkesën tek Grupi Parlamentar i AAK-së dhe pritet të shqyrtohet.

“Unë e kam bërë kërkesën në Grup Parlamentar të AAK-së dhe në parti dhe në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë do të merremi me këtë çështje. Unë mendoj se njëherë nuk mundet të bëhet sepse është votimi i buxhetit dhe po ashtu edhe jemi pa KQZ”, ka thënë Kuçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas ndihmësve në Komisionin e Senatit amerikan për Çështjet e…