
Blerim Kuçi pritet të kalojë në LDK: Kam një botëkuptim tjetër për Suharekën
30 prill 2025
| 08:15
Ish-deputeti dhe ish-ministri i AAK-së, Blerim Kuçi, ka lënë të kuptohet se mund të jetë afër kalimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Në Debat Plus, Kuçi theksoi se ka një orientim të ri për të ardhmen e tij politike, por shtoi se ende nuk është momenti për të zbuluar më shumë detaje.
“E kam një orientim, por nuk është momenti për ta thënë. E para është se kam një botëkuptim tjetër për Suharekën, si qytet kam qejf me qenë më i veçantë dhe po e shoh një mundësi tjetër”, ka thënë Kuçi.