Blerim Latifi: Disa prej miqve tanë në AAK ka fillu me i tranu pushteti

29 mars 2019 | 08:41

Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se disa prej zyrtarëve të AAK-së, të cilët i quan miq, ka filluar me i tranu pushteti.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se simptoma e parë që tregon se të ka tranu pushteti është humbja e aftësisë për t’u treguar politikisht korrekt me njerëzit dhe shoqërinë.

“Njëri çohet dhe i arsyeton keqpërdorimet duke thënë se meqë të tjerët para nesh kanë abuzuar me pushtetin, tash është radha jonë ta bëjmë të njëjtën gjë. Pra politika s’qenka asgjë më shumë se rotacion keqpërdoruesish”, ka shkruar Latifi, duke shtuar se një tjetër thotë se, po të ishte në dorën e tij, sot do ta dëbonte nga Kosova ambasadorin e Zvicrës.

“Kryeministër, a je kun? Afroj pak mashkujt, se janë duke ta marrë ftyrën ty, e tanë Kosovës!”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë i tij:

KUR PUSHTETI TË TRANON

Disa prej miqëve tanë në AAK ka fillu me i tranu pushteti. Simptoma e parë që tregon se të ka tranu pushteti është humbja e aftësisë për t’u treguar politikisht korrekt me njerëzit dhe shoqërinë. Njëri çohet dhe i arsyeton keqpërdorimet duke thënë se meqë të tjerët para nesh kanë abuzuar me pushtetin, tash është rradha jonë ta bëjmë të njëjtën gjë. Pra politika s’qenka asgjë më shumë se rotacion keqpërdoruesish. Tjetri çohet, e pa ju dridhë çerpiku, thotë se qytetarët me librezë të AAK-së janë më rëndësishëm se qytetarët me përkatësi tjetër partiake. Që do të thotë se fisi dhe klientela partiake nuk pyesin për ligj e barazi para ligjit. Një tjetër thotë se, po të ishte në dorën e tij, sot do ta dëbonte nga Kosova ambasadorin e Zvicrës. Që do të thotë se kemi ardhë deri aty sa edhe mikun, që ta thotë të vërtetën, me shpallë armik të shtetit. Një tjetër… S’po vazhdoj më tutje, se janë shumë. 

Kryeministër, a je kun? Afroj pak mashkujt, se janë duke ta marrë ftyrën ty, e tanë Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e premte) zhvillohen dy ndeshjet e para të javës…