Blerim Latifi i PDK’së: Kurti s’ka qëndrim të qartë rreth shtetit të Kosovës
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerim Latifi, ka hedhur akuza në drejtim të kandidatit për kryeministër të vendit, Albin Kurti.
Latifi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje “sot s’ka qëndrim të qartë rreth shtetit të Kosovës, rreth identitetit të shtetit të Kosovës”.
“Kurti ende nuk e di çka të bëjë me flamurin e Kosovës. E ti do ta bësh kryeministër…”, është shprehur Latifi.
Ai ka pyetur se “si munden qytetarët atij t’ia besojnë postin e kryeministrit?”.
Latifi ka vlerësuar se Kurti “duhet t’i bindë qytetarët që s’ka probleme konceptuale, ideologjike, institucionale, me shtetin”.
Sipas Latifit, Kurti po ashtu nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës.