Blerim Latifi ishte snajperist në Betejën e Kosharës (Foto)
Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka postuar disa fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, në kohën kur ai ishte pjesë e luftës çlirimtare të Kosovës.
Blerim Latifit ia kishin besuar detyrën e një snajperisti.
Postimi i plotë i tij:
Këto janë tri fotografi të cilat mi dërgoj bashkëluftëtari im në Betejën e Koshares, Rexhep Shehi. Rexha që nga përfundimi i luftës jeton në Norvegji.
Në fotografinë e parë jam bashkë me Nehat Shalën në pozicionet tona poshtë vrojtoreve serbe te kufirit, të rrëzuara nga njësitë tona. Në fotografinë e dytë është lista e logjistikës, në të cilën janë emrat një pjese të njësisë time dhe armët me të cilat ishim pajisur. Mua me patën ngarkuar me një pushkë snajper, jo pse isha profesionist, por përgjegjësi i logjistikës këmbëngulte në vendimin e tij, duke u arsyetur se “ju Prekazi jeni rritë me pushkën nën djep, e jeni zanatli të qitjes”.
Në fotografinë e tretë jam bashkë me Rexhën dhe disa bashkëluftëtarë të tjerë, pas nderimit që bëmë te varret e familjes Jashari në Prekaz, në ditët e para të lirisë.
Rexhë, te faleminderit për këto kujtime nga ato ditë të paharrueshme!