Blerim Latifi mohon se Veseli është ftuar për intervistim nga Specialja
03 maj 2019
| 17:59
Blerim Latifi, këshilltar i Kadri Veselit, ka mohuar se ky i fundit ka udhëtuar në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.
Në llogarinë e vet në “Facebook”, Latifi ka shkruar se një lajm i tillë është një rrenë speciale, për llogari të luftës speciale.
“Udhëtimi i Kadri Veselit në Hagë: Një rrenë speciale, për gjykatën speciale, për llogari të luftës speciale! MARRE”, ka shkruar Latifi.
/Epoka e re/