Blerim Latifi: Në marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin po ndodhin zhvillime pozitive
15 korrik 2019
| 16:10
Këshilltari politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Blerim Latifi, është duke qëndruar për vizitë në Izrael.
Ai është takuar me deputetë të Parlamentit të Izraelit, me të cilët ka biseduar për marrëdhëniet e dy vendeve.
“Gjatë takimit me deputetë të Knesetit (Parlamentit) të Izraelit. Ishte impresionues niveli i njohjes se realitetit kosovar nga ana e tyre. Në marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin po ndodhin zhvillime pozitive. Shumë shpejt një delegacion i Knesetit do të vizitojë Kosovën”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Blerim Latifi.
/Epoka e re/