Blerim Latifi: Nëse Vetëvendosja nuk i fiton 50%, ata janë humbës
Analisti politik, Blerim Latifi, ka konsideruar se nëse subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin t’i marrë mbi 50 për qind të votave, “do jetë humbje e tyre”.
Latifi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, teksa ka komentuar fushatat elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat i ka cilësuar si të mangëta, ka thënë se nëse VV bie nën 50% do të detyrohet të bëjë kompromise.
“Ne mund të shohim se fushatat elektorale janë projektim i personaliteteve politike. Kurti me tone të theksuara populiste, është ai që ia jep tonin e fushatës. Nëse nuk i marrin 50%, është një humbje e tyre, për shkak se përsëri duhet të kthehen në logjikën e kompromisit e negociatave”, deklaroi Latifi.
“Kjo evidentohet si një nga fushatat më të varfra, sa i përket ofertave e ideve. Diçka e ka shkaktuar varfërinë e debatit para-elektoral. Një nga faktorët kryesor ka qenë se pak a shumë e kemi ditë se si do të të merret ky proces”, ka thënë ndër të tjera ai.