Blerim Latifi: Shërbimi ushtarak duhet të bëhet i detyrueshëm për qytetarët e Kosovës

17 gusht 2021 | 11:27

Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se Kosova duhet të mendojë idenë që shërbimi ushtarak të bëhet i detyrueshëm për qytetarët e saj.

Sipas tij, në 20 vitet e fundit në Kosovë janë rritur gjenerata të tëra të cilave u mungon totalisht edhe edukimi ma elementar mbi çështjet e ushtrisë, luftës dhe rreziqet me të cilat mund të përballemi në të ardhmen.

“Ndërsa kulti i luftës çlirimtare ka ardhur vazhdimisht duke u zbehur, shto kësaj edhe propagandën konstante që është bërë kundër UÇK-së dhe sulmet mbi narracionin kombëtarisht nga pacifistët kokëbosh që mendojnë se kemi hyrë në paqen e përjetshme dhe më s’na duhen as kombi, as nacionalizmi, as kujtimi i të kaluarës. Një popull që beson se po jeton në paqen e përjetshme, në rast të shpërthimit të luftës, nuk di se çfarë të bëj, përveçse të dorëzohet brenda ditës”.

“Presidenti Biden, në fjalimin e djeshëm për Afganistanin, e tha një gjë që ne duhet ta marrim si paralajmërim: Amerikanët t’i japin armët, por ata nuk do të luftojnë për ty, nëse ti nuk do të luftosh për vendin tënd!”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur keqardhjen e tij…