Blerim Latifi shpalos një dokument nga arkivat e tij të luftës së UÇK-së
10 shtator 2021
| 12:45
Profesori universitar dhe ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Latifi është përfshirë në debatin e fundit për arkivat e luftës së UÇK-së, temë kjo që ka marrë shumë reagime pas deklarimeve që dje ka bërë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Latifi ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, një fletë ku shihen disa shkrime që sipas tij datojnë nga lufta.
“Qe një fletë nga arkivi im i luftës. Që edhe shpjegimi i akronimeve: P.A. dmth pushkë automatike. P.M.dmth pushko-mitrolez. A doni hala?”, ka shkruar ai.
Kjo temë që nga dje ka hasur në reagime nga opozita ndaj zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq, kanë reaguar edhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.