Blerim Ramosaj bëhet pjesë e Hollywood-it
Edhe një shqiptar i bashkohet kinematografisë së Hollywood-it.
Bëhet fjalë shqiptarin Blerim Ramosaj, i cili i është bashkëngjitur listës së producentëve të suksesshëm hollivudian me filmin “Grace and Grit” ku momentalisht është duke pasur sukses në mbarë botën e filmit.
Ky film është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe i takon zhanrit biografi, dramë dhe romancë, ku tregon mbi historinë e guximit, transcendencës dhe dashurisë së përjetshme mes çiftit Treya and Ken dhe sfidave që ata përjetojnë si pasojë e sëmundjes së pashërueshme të Treyas.
Së fundi stafit realizues të filmit i është bërë ftesë të marrë pjesë edhe në festivalin e 16 të filmit në Izrael “Spirit Film Festival” në Tel Aviv në nëntor të këtij viti, ku pritet të marrë pjesë edhe producenti i filmit Blerim Ramosaj.
Producenti i filmit, Blerim Ramosaj, është shprehur mjaft i kënaqur me suksesin fillestar të filmit.
Ai, në një prononcim të shkurtër ka thënë se filmi është duke u mirëpritur mjaft mirë
“Filmi është pritur mjaft mirë nga shikuesit dhe dashamirët e filmit i cili momentalisht pritet të jetë pjesë edhe e kinemave evropiane dhe po ashtu në tregun e Kosovës”, ka thënë shkurt Ramosaj, duke mos jap edhe shumë detaje të tjera.