Blerim Reka dhe Arsim Sinani vizituan zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas
Profesorët Blerim Reka dhe Arsim Sinani, kanë vizituar sot zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas.
Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” kandidati për deputet i LV-së, Enver Dugolli.
” E mirëpritëm mikun, intelektualin, vëllaun e profesorin e nderuar, z. Blerim Reka dhe profesorin Arsim Sinani, të cilët i falënderoj përzemërsisht për përkrahjen ndaj Lëvizjes Vetëvendosej dhe mua si kandidat për deputet nga kjo Lëvizje”, ka shkruar Dugolli.
Postimi i plotë i tij:
Vëlla Blerim dhe vëlla Arsim,
Lëvizja VETËVENDOSJE! është projekti jonë i përbashkët, prandaj faleminderit pafund që ju gjithmonë; zgjodhët të jeni në anën e duhur e të drejtë të historisë së re të Kosovës.
Gjërat që padrejtësisht na u bën të pamundura, vetëm bashkë mundemi t’i bëjmë të mundura.
Unë besoj, kam bindjen brenda vetes, se gjithçka që i nevojitet vendit, gjendet mes nesh, gjendet në Lëvizjen tonë të përbashkët.
Ky rrugëtim nuk është i lehtë, por s’ka të ardhme të sigurt për vendin, të rinjtë e shoqërinë pa Lëvizjen VETËVENDOSJE!, prandaj faleminderit që ishit përkrah nesh dje, ju falenderojmë pafund sot, e më 6 Tetor do të takohemi prapë; për të festuar fitoren tonë të madhe, sepse sinqerisht #erdhidita.
P.S; Meqë kur e promovova librin tim në Shkup nuk ishte i pranishëm, përshkak të angazhimeve të shumta, shfrytëzova rastin t’ia dhuroj sot librin ”Qark i (pa)mbyllur burgjesh” Profesorit Blerim, ngase ai e njeh mirë dramën e madhe të Dubravës.