Blerim Reka i propozuari i Kurtit për ministër të Jashtëm të Kosovës

06 janar 2020 | 13:45

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar sot se i propozuari i tij për Ministër të Jashtëm dhe Diasporë të Kosovës është Blerim Reka, profesor i njohur shqiptar i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut.

Reka, ka qenë kandidat për president të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e fundit të mbajtura në këtë vend.

Gjithashtu, Reka nga qershori i vitit 2006 deri në korrik të vitit 2010 ka qenë ambasador i Maqedonisë në Bruksel.

Profesori Reka ka qenë Dekan në Fakultetin e Administratës Publike në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriun(SEEU), kurse me pas edhe pro-rektor i këtij universiteti.

Ai ka të botuar dhjetëra libra dhe artikuj që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe integrimin e rajonit në BE.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti,…