Blerim Reka mbështet Lëvizjen Vetëvendosje
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim prof. dr. Blerim Rekën, me të cilin ka biseduar për gjeopolitikën ballkanike në prag të zgjedhjeve në Kosovë.
“U pajtuam se pas tri dekadash të tranzicionit post-konfliktual, erdhi koha për tranzicion post-korruptiv të rajonit, meqenëse korrupcioni mbetet kërcënim strategjik dhe derë e hapur për fuqitë jashtë komunitetit Euro-Atlantik”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kurti ka treguar se në këtë takim konstatuan se janë shpresëdhënëse qëndrimet e reja të faktorit ndërkombëtar mbi reciprocitetin dhe simetrinë lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, e që mungonte gjatë dialogut shtatëvjeçar të Brukselit.
“Lëvizja Vetëvendosje mund ta bëjë ndryshimin aq të pritur në Kosovë, tha ambasadori Reka duke na dëshiruar sukses në zgjedhje”, ka shkruar Kurti.