Blerim Reka: Shteti nuk është pronë private, u takon të gjithëve
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, i mbështetur nga Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa Blerim Reka fushatën elektorale e ka vazhduar në qytetin e Gostivarit.
Reka ka thënë se shteti nuk është pronë private, por i të gjithë qytetarëve. Ai ka thënë se mungesa e perspektivës ka zbrazur një çerek popullatën.
“Unë besoj se me konceptin tim për një republikë shumetnike dhe një republikë euroatlantike do ta ndalim tendencën e zbrazjes së shtetit. Deri në vitin 2017 Maqedoninë e lëshuan 250 000 shqiptarë. Parashikimet për dekadën e ardhshme janë se do e lëshojnë po aq. Çka na duhet anëtarësimi në BE, çka na duhet koncepti i demokracisë liberale nëse përfundojmë me minus 500 mijë banorë si shtet”, është shprehur Reka.
https://www.facebook.com/pr.blerimreka/videos/2248775665188557/