Blerim Xhemaili do të ketë fatin e Valon Behramit
08 gusht 2018
| 16:25
Largimi i Valon Behramit nga kombëtarja e Zvicrës ishte diçka e bujshme për të gjithë.
Sipas asaj që bënë me dije mediet zvicerane lojtari u përjashtua nga trajneri Petkoviç, dhe të shumta ishin reagimet për këtë largim.
Ky veprim i trajnerit duket se ishte më tepër politik sesa sportiv. Ndërkohë sipas asaj që bën me dije “RSI” pritet që fatin e Behramit do ta kenë edhe Djourou, Gelson Fernandes dhe shqiptari tjetër Blerim Xhemaili. Gjithnjë sipas medies zvicerane këta lojtarë nuk duken në planet e trajnerit për Ligën e Kombeve dhe të ardhmen e skuadrës.