Blerjet më të mira të historisë së Premier Ligës, dominon Unitedi
Manchester United pagoi 19 milion euro te Sportingu i Lisbonës në gushtin e vitit 2003 dhe siguroi shërbimet e një talenti që quhej Cristiano Ronaldo. Portugezi ishte vetëm 19 vjeç dhe transferimi në “Old Trafford” ishte vendimi më i mirë për të gjithë.
Historia e CR7 dihet si shkoi dhe sot është një legjendë e gjallë dhe një nga më lojtarët më fitues në historinë e futbollit. Blerja e tij nga “Djajtë e Kuq” 17 vite më parë është cilësuar si blerja më e mirë në historinë e Premier League.
Në vend të dytë Thierry Henry. Arsene Wenger pagoi 16 milion euro në arkat e Juventusit gushtin e vitit 1999 dhe francezi u kthye në idhullin e tifozëve të ekipit londinez dhe në një nga sulmuesit më të mrekullueshëm në planet.
Podi plotësohet nga një tjetër goditje e Alex Ferguson. Skocezi i famshëm pagoi vetëm 1.8 milion euro te Leeds United për të siguruar shërbimet e Eric Cantona. Ishte nëntori i vitit 1992 dhe Cantona kalonte në “Old Trafford”, aty ku do të dhuronte magji të paharrueshme.
🥇 Cristiano Ronaldo
🥈 Thierry Henry
🥉 Eric CantonaDo you agree with the Transfer Show's assessment that Cristiano Ronaldo is the greatest ever Premier League transfer? 👑
— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 26, 2020