Blero acarohet pasi Buci e pyet se “pse nuk këndon ‘live’ në koncerte”

17 nëntor 2023 | 12:41

Të enjten në shtëpinë më të famshme në Kosovë është organizuar darka e të nominuarve.

Banorët i janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme që i kanë bërë njëri-tjetrit disa në mënyrë anonime e disa në mënyrë të hapur.

“Pse nuk këndon ‘live’ në performanca?”, ka qenë pyetja që krijoi goxha tension në momentin që iu drejtua banorit të Big Brother VIP Kosova, Bleros – gjatë darkës së të nominuarve.

“Kur këndoj këngët e mia duhet një bend i tërë, një teknikë e jashtëzakonshme”, ka thënë ai pos tjerash.

Derisa e ka kritikuar Bucin për pyetjen e bërë, pasi që sipas Bleros, ai është në dijeni për ecurinë e prenotimeve në klubet e natës.

Sipas Bleros, ka shumë emra të mëdhenj që këndojnë vetëm ‘playback’ dhe paguhen shumë më shumë se artistët që këndojnë ‘live’.

Blero përndryshe është i nomunuar këtë javë bashkë me banorët: Linda Halimi, Alba Vukaj, Domenik, Ylli Dërvishi (Buci) dhe çifti Adri dhe Iliriani, ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të premten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare udhëtoi dje drejt Kishinaut, në kuadër të ndeshjes…