Blero: Kur të dal nga këtu do ta shijojë jetën me të dashurën time, të krijojë familje me të
Banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Blero dhe Edona James kanë krijuar marrëdhënie të mirë shoqërore me njëri-tjetrin.
Ata vazhdimisht kanë biseda të ndryshme dhe flasin për shumë gjëra, sidomos ato private.
Dyshja së fundmi kanë folur edhe rreth lidhjeve të tyre, e ku Blero u shpreh se mezi pret ditën që ta shoh prapë të dashurën e tij.
“Si të dal prej këtu, kemi për të jetuar me të bashkë, ku duam ne, ose në Kosovë, apo Gjermani, a në Amerikë, por vetëm në distancë me të nuk do të rri”, është shprehur Blero.
Këngëtari po ashtu tha se “do ta shijojnë jetën bashkë, dhe të krijojë familje me të”.
Theksojmë që Blero pas ndarjes nga Afrona Dika konfirmoi lidhjen e re të dashurisë, por pa e zbuluar identitetin e vajzës që ia rrëmbyer zemrën.
Ajo në anën tjetër në disa raste ka treguar përkrahjen për artistin nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.