Blero shtrihet në spital, zbulon se ishte infektuar me coronavirus
Këngëtari i njohur Blero, ka zbuluar së fundmi se edhe ai ka qenë i prekur nga virusi COVID-19.
Në një fotografi të publikuar në InstaStory, këngëtari ka treguar se ndodhet në spital duke u mjekuar, pasi ka probleme me anginën.
“Covidin e kalova tash anginë, haj medet haj, 2020 hajr ishalla”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.
Angina përndryshe është një sëmundje e zemrës që shkakton dhembje gjoksi ose presion. Megjithatë, jo të gjitha dhimbjet dhe presioni i gjoksit janë të lidhura me zemrën.
Projekti i fundit muzikor i këngëtarit mbetet kënga “Lambo”, të cilën e solli në bashkëpunim me L30 dhe u prit mirë nga publiku.
Blero u përball me një verë pa koncerte, shkaku i masave preventive për pandeminë globale COVID-19. /Telegrafi/