Blero tregon se si u infektua me Covid-19 në Milano
Këngëtari i njohur Blero ditën e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” ku përveç projekteve të tij, ka treguar edhe si e ka kaluar COVID-19.
Këngëtari tregoi se nuk e dinte këtë gjë dhe kur ka bërë në qershor një analizë gjaku që i duhej për koncertet, ka rezultuar se e ka kaluar COVID-19.
Këngëtari mendon se mund ta ketë kaluar që në muajin shkurt, pasi u kthye nga një koncert në Milano, ai është sëmurur shumë me grip, por e ka kaluar pa shkuar në spital.
“Në muajin shkurt kam qenë në Milano edhe kur u ktheva u bëra shumë keq dhe kaloj. Kur e bëra testin në fillim të qershorit, doli pozitiv dhe më pas doli negativ përmes gjakut dhe më thanë që ti ke antitrupa dhe e ke kaluar. Pas shkurtit, nuk e mbaj mend ndonjë fazë që të kem qenë keq. Gjithmonë u jam përmbajtur rregullave”- ka rrëfyer Blero.