Blerta Deliu dhe Vlora Çitaku takojnë drejtorin e Investimeve të “Benedict Schule”, Arsen Shoshin
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratikë të Kosovës, Blerta Deliu dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ditë më parë kanë vizituar mergaten shqiptare në Zvicër.
Gjatë kësaj vizite Blerta dhe Vlora kanë takuar drejtorin e Investimeve të shkollës “Benedict Schule”, Arsen Shoshin. Kështu ka bërë të ditur deputetja Deliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Shqiptarët e suksesshëm janë kudo nëpër botë. Një prej tyre është Arsen Shoshi menaxheri i shkollës “Benedict Schule” në Zvicër, të cilin bashkë me Vlorën e takuam sot para ndeshjes Zvicër – Kosovë.”, ka shkruar ndër tjera Blerta Deliu.
Njoftimi i plotë i deputetes Deliu:
Shqiptarët e suksesshëm janë kudo nëpër botë. Një prej tyre është Arsen Shoshi menaxheri i shkollës “Benedict Schule” në Zvicër, të cilin bashkë me Vlorën e takuam sot para ndeshjes Zvicër – Kosovë.
Arseni dhe vëllau i tij Arbeni – kanë ngjitur majat e suksesit në shtetin Helvetik, duke dhënë shembullin ideal të mërgimtarëve ambicioz e shumë punëtorë.
Krenarë ?????