![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/A331C68B-C086-42CF-8BAF-42AB8ACB471B.jpeg)
Blerta Deliu e Bajrush Xhemajli vizitojnë Migjen Shalën
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie, Blerta Deliu dhe Bajrush Xhemajli, kanë vizituar sot bashkëpartiakun tyre, asamblistin e PDK-së në Prishtinë dhe nënkryetarin e OVLUÇK-së, Migjen Shala, i cili gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit ka pasur një intervenim shëndetësor.
Deliu e Xhemajli i kanë uruar shërim të shpejt Shalës, në mënyrë që ai sa më shpejt t’i kthehet aktiviteteve politike dhe angazhimit të tij si nënkryetar i OVLUÇK-së.
Ata vlerësuan se Migjen Shala në periudha të ndryshme ka dhënë kontribut të çmuar në shtetndërtimin e vendit, dhe theksuan se edhe tani në proceset në të cilat gjendet Kosova kontributi i tij si nënkryetar i OVLUÇK-së, si asamblist, por edhe si anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së është mëse i nevojshëm për vendin.
/Epoka e re/