Blerta Deliu i përgjigjet Mimoza Kusarit: Zerot tuaja nuk mbulohen me llafologji
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, i është përgjigjur Mimoza Kusarit, e cila shfaq “brengë” për nxënësit.
“Fitorja e Vetëvendosjes qenka “çlirim” për Mimoza Kusarin, ndërkaq grevat e sindikalistëve dhe mësimdhënësve tanë nuk qenkan “rezistencë”?! Si duket, akoma nuk e keni kuptuar se populli është mbushur mend me ju ende pa i bërë dy vjet qeverisje”, ka shkruar Deliu Kodra dhe ka shtuar se “po e shihni, por spo e besoni. Si ka mundësi, mbase pyeteni?”
“Zerot” e juve të investimeve kapitale, kthimin e reduktimeve, krizën e madhe ekonomike në të cilën e keni futur vendin, nuk ka “llafologji” që e mbulon, ka potencuar deputetja Deliu Kodra.
Ajo i ka quajtur veprimet e sindikalistëve si krejt legjitime – të cilët çdo ditë po e fitojnë betejën publike me Qeverinë, sepse populli është rreshtuar me ta.
“Me këtë inflacion dhe zhvlerësim të parasë, rritja e pagave për mësimdhënësit është jetike.
Unë e kam ditur gjithmonë, por tani po e shohin të gjithë se balonat që i keni fryrë aq shumë, nuk kanë pasur asgjë brenda përveç mashtrime, gënjeshtra e manipulime!”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.