Blerta Deliu infektohet me Covid-19
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije vet ajo përmes një postimi në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.
“Pas shfaqjes së disa simptomave kemi konsultuar mjekët dhe i jemi nënshtruar testit për Covid-19, me ç’rast unë dhe bashkëshorti kemi rezultuar pozitiv. Sapo morëm rezultatet, u vetizoluam dhe do t’i nënshtrohemi këshillave mjekësore, deri sa ta kalojmë këtë gjendje. U kërkoj ndjesë kolegë dhe aktivistëve të partisë që më duhet të ndërpres takimet dhe bashkëbisedimet me anëtarët, simpatizantët por edhe qytetarët në përgjithësi, gjatë kampanjës që kemi filluar kohë më parë. Lutem që kjo valë e infeksionit me virusin të kalojë sa më shpejtë dhe ju lus që të vazhdoni të mbani maskat, të kujdeseni për higjienën dhe ta ruani distancën”, ka shkruar Deliu.