Blerta Deliu-Kodra e Armend Zemaj përfaqësojnë Kosovën në Bullgari
Në Sofje të Bullgarisë po mbahet konferenca e Komsioneve Parlamentare për Çështje të Unionit të Parlamenteve të Bashkimit Evropian COSAC.
Përfaqësues të Parlamenteve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani Perëndimor të pranishm në këtë konferencë po shkëmbejnë pikëpamjet e tyre lidhur me praktikat më të mira midis parlamenteve kombëtare dhe parlamentit evropian.
Në këtë konferencë Parlamenti i Kosovës po përfaqësohet nga deputetët Blerta Deliu Kodra kryetare e komisionit për Integrime dhe Armend Zemaj zv/ kryetar.
Përfaqësues të Parlamenteve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani Perëndimor shkëmbejnë pikëpamjet e tyre lidhur me praktikat më të mira midis parlamenteve kombëtare dhe parlamentit evropian.
Me kërkesë të delegaciont të Kosovës dhe me mbështetje të nikoqirit Kristian Vigenini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane u propozua që Kosova të jetë anëtare e përhershme në cilësinë e vezhguesit deri në marrje të statusit të kandidatit.
Propozimi u përkrahë nga të gjitha shtetet e pranishme në këtë konferencë dhe si i tillë e ofroj Kosovën me afër anëtarësimit në organizata dhe mekanizma të shumtë të BE-së.
Në hapje të punimeve të konferencës kryministri i Bullgarisë Boyko Borissov theksoj perspektivën e qartë të Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së duke potencuar rolin qē ka pasur Bullgaria për të mbështetur normalizimin mardhënjëve të shteteve të Evropës Perëndimore.
Konferneca do t’i vazhdojë punimet edhe nesër.