![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/09/Blerta-Deliu-Kodra-scaled.jpg)
Blerta Deliu: PDK e gatshme për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit
08 dhjetor 2024
| 20:08
Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Këshillin Drejtues, ku është diskutuar për përgatitjen për zgjedhjet nacionale dhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Pas kësaj mbledhje, deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, ka shprehur bindjen e PDK do të jetë fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Reporteri.net.
“PDK është e gatshme, e bashkuar dhe e mobilizuar për fitore më 9 shkurt. Për një Kosovë ma të mirë! Këshilli Drejtues i PDK ”, ka shkruar ajo.
PDK sot në këtë mbledhje miratoi Deklaratë Politike ku kërkoi drejtësi për çlirimtarët, siguri për Kosovën dhe mobilizim për fitore.