Blerta Deliu: Shqipëria prapë dëshmoi se Kosova mund të mbështete në të, në ditët më të vështira!
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka falenderuar Shqipërinë për vaksinimin që u ka bërë personelit shëndetësorë nga Kosova gjatë ditës së sotme.
Deliu theksoi se sot Shqipëria dëshmoi se ne prapë mund të mbështetemi në të në ditët më të vështira.
“Shteti shqiptar ndau një dozë të vaksinave të saj në shërbim të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, të cilët vazhdojnë betejën vetmohuese kundër COVID-19. Ky vaksionim lehtëson punëtorët shëndetësorë nga ngarkesat psikologjike si dhe përforcon besimin e pacientëve te infermierët dhe mjekët” shkruan Deliu në Facebook.
Postimi i plotë:
Shqipëria prapë dëshmoi se Kosova mund të mbështete në të, në ditët më të vështira! Shteti shqiptar ndau një dozë të vaksinave të saj në shërbim të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, të cilët vazhdojnë betejën vetmohuese kundër COVID-19.
Ky vaksionim lehtëson punëtorët shëndetësorë nga ngarkesat psikologjike si dhe përforcon besimin e pacientëve te infermierët dhe mjekët.
Si fëmijë e një doktoreshe, të falenderoj Shqipëri!