Blerta Deliu thotë se Vjosa Osmani është militante e Albin Kurtit

24 janar 2021 | 14:27

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është duke e shantazhuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën.

Ajo ka thënë se Vjosa Osmani e ka ndërtuar karrierën e saj politike nën viktimizimin se po goditej nga të gjitha anët. Në këtë drejtim, Deliu-Kodra, ka thënë se Osmani është militante e liderit të Vetëvendosjes

“Vjosa Osmani e ka ndërtuar karrierën e saj politike nën viktimizimin se si grua në politikë, po goditej nga të gjitha anët. Gjatë aktivitetit të saj politik, ajo e ka pasur gojën plot ‘fuqizim të grave’. Por dje, ajo nuk mundi ta mbante nën kontroll më hipokrizinë e saj duke qenë se tash është militante e Albin Kurtit dhe harroi për një moment gjithë vijën mbi të cilën është fuqizuar si politikane. Shantazhi i saj ndaj një gruaje të një institucioni të pavarur, znj. Valdete Daka, është dekurajim për qindra-mijëra gra, që po tregojnë kurajon për angazhim, pjesëmarrjen e aktivizëm”, ka shkruar Deliu-Kodra në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus rikthehet në rrugën e fitoreve edhe në kampionat. Disfata…