Blerta Deliu: Veprimet e Qeverisë ndaj grevistëve janë skandaloze
25 gusht 2022
| 14:48
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka thënë se veprimet e Qeverisë ndaj grevistëve janë skandaloze.
Ajo ka shtuar se kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në pushtet i ka mbështetur iniciativat e sindikatave për greva.
“Vetëm ish sistemet kanë penguar kërkesat e punëtorëve për mirëqenie më të lartë, pagë optimale e siguri në punë”, ka shkruar Deliu në “Facebook”.
“Greva është e drejtë e garantuar me ligj”, mbaron postimi i saj. Përndryshe, Ministria e Financave e ka kërkuar listën e grevistëve për t’iu ndalur pagën.