Blerta Hoti, kryetare e komunës së dytë më të madhe në Suedi
29 gusht 2019
| 22:51
Blerta Hoti është zgjedhur kryetare e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
“Dikur azilkërkuese në Suedi, dhe sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!“, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.